Mjegull e dendur dhe temperatura deri në 4 gradë Celsius, si parashikohet moti për javën

Oct 28, 2024 | 8:03
SHPËRNDAJE

Aktviteti masave ajrore të thata me origjinë perëndimore do të bëjë që vendi ynë edhe për këtë javë të vijojë me kushte atmosferike të qëndrueshme.

moti

Sipas SHMU, gjatë kësaj jave moti parashikohet i kthjellët dhe vranësirat kalimtare.

Era për pjesën më të madhe të ditëve do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 2-7 m/s ndërsa në lugina, male e përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 7-15m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3ballë.

Mjegulla e dendur lokale dhe mjegullina do të jetë prezente në orët e para të ditës kryesisht në zonat luginore.

464724273_18142684306357388_6971943228632478264_n

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura