Një mjeke nga Durrësi ka ndërruar jetë në një moshë fare të re.
Urdhri i Mjekut në Durrës bën me dije se doktoresha ndërroi jetë për shkak të një sëmundje të rëndë.
Dr. Anisa Dedja përfundoi studimet e larta në vitin 2018 në Fakultetin e Mjekësisë, të Tiranës, me rezultate të shkëlqyera, siç thuhet në deklaratë.
Reagimi i plotë:
Me dhimbje të thellë Urdhri i Mjekut, Durrës, njofton ndarjen e parakohshme nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë të Doktoreshë Anisa Dedja.
Dr. Anisa Dedja përfundoi studimet e larta në vitin 2018 në Fakultetin e Mjekësisë, të Tiranës, me rezultate të shkëlqyera.
Më pas u largua drejt Gjermanisë për të studime të mëtejshme në Onkologji.
Sot la një vend bosh doktoresha jonë Anisa Dedja!
Rruga e jetës së saj, misioni i saj si mjeke e përkushtuar, energjia diellore që rrezatonte me të gjithë, u pre në mes!
Me ikjen e saj të parakohshme la trishtimin dhe keqardhjen për jetën e saj të papërmbushur siç ajo dëshironte!
Urdhëri i Mjekut, Durrës përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, miqtë dhe kolegët për këtë humbje të rëndë.
I paharruar qoftë kujtimi i saj!
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al