“Revista Glamour” ka kontaktuar me disa ndikues të modës dhe stilistë për tendencat e stilit të vitit 2023 që ata mendojnë se janë në horizont. Midis ekspertëve, kishte një temë të përgjithshme për vitin e ardhshëm: përqafimi i stilit tuaj. Tendencat e mëposhtme janë të gjitha argëtuese për të marrë pjesë, sigurisht, por vetëm nëse mund t’i bëni ato tuajat.
Krijuesja e modës Kendall Rayburn thotë për “Glamour” se:
“Mendoj se njerëzit po ndihen më rehat me kalimin e kufijve. Moda po bëhet më kreative për sa i përket vetë-shprehjes.”
Gjithçka oversize
Gjenerata e re e ka dëbuar tashmë xhinsin e ngushtë nga dollapët e tyre. Me xhaketat e lirshme dhe këmisha shumë të gjera që na dalin çdo ditë si trend në rrjetet sociale Rayburn parashikon se trendi të gjërave do të vijë në rritje vitin e ardhshëm, madje edhe pjesa e poshtme e pantallonave tona do të jenë më e gjerë.
Korsetë
Katia Barros, bashkëthemeluese e markës së njohur të modës “Farm Rio”, thotë se dukja e korsesë së epokës viktoriane po evulon më shumë këtë vit. Trendi është parë së fundmi tek të famshmit si Kim Kardashian dhe Bella Hadid dhe pritet të vazhdojë vitin e ardhshëm.
Fustanet dhe fundet e shkurtra
Kohës së fustaneve poshtë gjurit po i vjen fundi sipas Rayburn. Ajo po parashikon fundet më të shkurtra që do të pushtojnë botën e modës vitin e ardhshëm
/Psikologjia/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al