Modelja Gloria Meshi tregon komentet e familjes dhe planet për martesë me djalin e Valbona Selimllarit

Jun 4, 2024 | 12:38
SHPËRNDAJE

Pas përfundimit të rrugëtimit të saj në emisionin “Ferma Vip”, modelja Gloria Meshi ka dalë së fundmi në një intervistë ku ka folur të gjithë eksperiencën e saj dhe ka treguar komentet që ka marrë nga të afërmit.

gloria meshi

Sa i takon familjes së saj ajo ka thënë se ka patur mbështetjen e të dy prindërve por brenda shtëpisë më tepër është merakosur për të ëmën, mënyrën si do e shihte ajo nga jashtë duke ditur dhe natyrën e saj emocionale.

“Kur babi im ka ardhur surprizë ka thënë që kam dy persona brenda fermës, mamin dhe vajzën. Babi im e ka parë çdo gjë drejt e drejt, ndërsa mami është më emocionale dhe u kthente përgjigje çdo komenti. Ajo është prind, por ne si popull jemi pak të ashpër. Hedhin shumë vrer dhe meraku im ka qenë mami që është shumë emocionale. Fiziku im është komentuar shumë dhe kjo më duket një prapambetje. Gocat duan të ndryshojnë se janë të mbytura dhe po ato komentojnë më shume”-tha ajo.

gloria meshi

E pyetur dhe për jetën sentimentale, modelja tregoi edhe arsyen pse fillimisht brenda Fermës nguroi të fliste për marrdhënien e saj jashtë, rreth të cilës ka komentuar vetëm pak më vonë.  Modelja Gloria Meshi është në një lidhje dashurie me djalin e Valbona Selimllarit me të cilin shumë shpejt mund të ketë një kurorëzim.

“Në fillim nuk doja të tregoja, por kur situata po ndryshonte dhe se si do përcillej jashtë, fillova që të tregoja pak nga pak që kam dikë që më pret dhe kam raport të shëndetshëm. Kjo pasi mund të ndodhnin keqkuptime sepse jashtë pëlqehen shumë historitë e dashurive dhe nuk doja që të më shihnin kështu”, shtoi ajo.

“Partneri im ka qenë shumë krenar. Ndarja në fillim ka qenë e vështirë për të dhe për mua. Në tërësi ka qenë krenar dhe ka kuptuar që kam treguar për atë që jam. Unë kam qenë si e hutuar në fillim, por nuk kemi lënë asnjë porosi ndaj njëri-tjetrit”, tha Gloria Meshi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura