Modelja e njohur shqiptare, Heidi Lushtaku dhe partneri i saj, futbollisti turk Merih Demiral janë bërë prindër për herë të dytë së bashku.
Lajmin e ëmbël e ka zbuluar vetë Heidi Lushtaku përmes një postimi në Instagram.
Ajo publikoi një foto duke mbajtur në krahë të porsalindurin, ndërsa pranë saj qëndron edhe djali tjetër i saj.
“Gruaja ime e dashur dhe djemtë e mi”, ka komentuar futbollisti krahas fotos së Heidit me dy fëmijët.
Futbollisti është 8 vite më i vogël se modelja. Raportohet se çifti janë takuar në Zvicër gjatë një darke me miqtë e tyre. Aty kanë rënë në dashuri dhe formuan tashmë një familje të bukur.
Romanca publike e fundit e modeles ishte ajo me boksierin Robin Krasniqi. Ish-çifti i dhanë fund papritur romancës në prag të ceremonisë martesore dhe të dy kanë krijuar familjet e tyre.
Burime pranë çiftit deklaruan në atë kohë se modeles iu deshën plot shtatë muaj që të pranonte prishjen e fejesës nga boksieri i famshëm, me të cilin u dashurua dhe krijoi një lidhje të konsoliduar brenda një kohe shumë të shkurtër.
Pas më shumë se gjysmë viti në heshtje, Heidi konfirmoi ndarjen, pasojat e së cilës i ka vuajtur jo pak. Ajo tregoi me anë të një statusi në rrjetet sociale, se i kishin dhënë fund marrëdhënies 4-vjeçare, por që kishin mbetur miq të mirë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al