Mollët më të mira, si të zgjidhni cilësinë e duhur mes shumëllojshmërive në treg

Sep 12, 2024 | 16:28
SHPËRNDAJE

Pa dyshim molla është nga frutat më popullore dhe një nga më të pasurat me antioksidantë. Edhe pse një frut mjaft i dashur, jo pak konsumatorë ende nuk kanë ide të qarta se si të zgjedhin mollët e duhura në treg.

molletefresketa1-750x500

Ne gjithmonë blejmë dhe mbajmë mollë në shtëpi, sepse ajo bën një ushqim të mirë dhe të shpejtë.

Megjithatë, pavarësisht nga vitet tona të blerjes së mollës, mjaft shpesh sjellim në shtëpi të paktën një mollë të keqe çdo herë që shkojmë në pazar.

Çfarë po bëjmë keq? Çdo varietet i mollës është i shijshëm në mënyrën e vet dhe funksionon më së miri për përdorime të ndryshme.

Nëse jeni duke kërkuar për mollë për të ngrënë, ju rekomandojmë që të zgjidhni Fuji (me formë të rrumbullaktë dhe vija të verdha dhe të kuqe), Starking (pak stërgjatëshe dhe të kuqe të errët), Gold (të verdhat) ose Granny Smith (mollët e gjelbra).

Këto lloje janë gjithashtu shtesa të mira për sallata dhe ruajnë cilësinë gjatë gatimit ose pjekjes.

Pra, nëse nuk doni që mollët tuaja ta kenë tulin të qulltë, zgjidhni një nga këto.

Duhen të dini edhe disa këshilla praktike për të zgjedhur mollët e mira nga mollët e këqija
Edhe pse shpesh mund të përdorni ngjyrën si tregues për të përcaktuar nëse një frut ose perime është e mirë për t’u ngrënë ose jo, ky nuk është rasti me mollët.

Nëse një mollë që normalisht është e kuqe dhe e verdhë (si Fuji) ka ndonjë gjelbër në të, kjo nënkupton se molla është vjelur para kohe dhe do të jetë më e athët se zakonisht.

Por dallimi i ngjyrës nuk vlen për mollët e gjelbra si Granny Smith. AgroWeb.org ju këshillon se në vend të ngjyrës, një mënyrë më e mirë për të dalluar të mirën nga e keqja është të kërkosh mollë të pagoditura dhe pa pjesë të sheshta.

Pjesët e sheshta tregojnë se molla është goditur dhe dëmtuar dhe ato kalbëzohen më shpejt se zakonisht.

Nëse mollët përmbajnë pjesë të zeza të krijuara natyralisht që e bëjnë më pak të bukur në pamje, kjo tregon se pema nuk është trajtuar me pesticide dhe se fruti është edhe më natyral se mollët e bukura të importit.

Mos harroni se mollët e importit janë shumë herë më të trajtuara me pesticide se mollët e vendit.

Me rëndësi është fakti që falë klimës së zonave ku rriten mollët shqiptare, spërkatja me pesticide është 10 herë më e ulët se vendet e tjera prodhuese të mollëve në Ballkan dhe 15 herë më e ulët se në vendet e Evropës Qendrore.

Shumica e përbërësve antioksidantë gjenden tek lëkura e mollës. Ndaj këshillohet konsumimi i mollëve, të cilat kanë më pak pesticide dhe kimikate.

Nëse kërkon siguri, blini mollët tradicionale shqiptare në treg, por lërini për pak minuta në një enë me uthull ose sodë buke dhe ujë si zgjidhje që ndihmojnë në largimin përfundimtar të pesticideve dhe baktereve./AgroWeb.org

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura