“Moment historik”- Varhelyi publikon fotot nga Luksemburgu: Përgëzojmë Shqipërinë për punën e përkushtuar, përmbushi reformat e kërkuara

Oct 15, 2024 | 9:30
SHPËRNDAJE

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi shprehet se Konferenca e Dytë Ndërqeveritare me Bashkimin Europian, është një moment historik për Shqipërinë në procesin e integrimit.

rama varhelyi

Ndërsa ka ndarë disa foto nga Luksemburgu, ai shkruan se Shqipëria ka përmbushur reformat dhe e përgëzon për punën e përkushtuar.

“Shqipëria sapo arriti një moment historik të madh në procesin e saj të integrimit në BE. Në #IGC- në e sotme përgëzojmë vendosmërinë dhe punën e përkushtuar të Shqipërisë. Ndërsa Shqipëria përmbushi reformat e kërkuara, ne jemi në gjendje të hapim Klasterin e Parë, Bazat që na lejojnë të vazhdojmë me grupe të tjera”, shkruan Varhelyi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura