Momente hot në pishinën e BBV! Pas ndarjes, dy banorët kthehen në krahët e njëri-tjetrit! Çifti nuk përmbahen para kamerave

Nov 27, 2024 | 12:05
SHPËRNDAJE

Çifti Xheneta Fetahu dhe Gjesti, të cilët kanë krijuan një romancë me njëri tjetrin në shtëpinë e BBVK, së fundmi kanë pasur disa keqkuptime me njëri-tjetrin dhe si pasojë kanë qenë të distancuar.

Mirëpo mbrëmjen e djeshme (26 nëntor) duket se ata janë pajtuar pasi kanë shkëmbyer disa puthje të zjarrta brenda në pishinë.

Për disa minuta ata vazhduan të qëndronin aty duke u puthur dhe duke shijuar në sfond muzikën e vendosur.

Të entuziasmuar u dukën edhe banorët e tjerë të cilën u lumturuan për çiftin. Dyshja këtë kohë kanë qenë më të larguar nga njëri-tjetri, duke mos u pajtuar në shumë gjëra.

Ka qenë Xheneta që bëri një tërheqje nga këngëtari pasi tha se nuk i pëlqejnë sjelljet e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura