Momente makthi! Shqiptari rrëmben një 26-vjeçare dhe djalin e saj të mitur! Ndjekja si nëpër filma nga policia dhe shpëtimi i nënë e bir

Jul 6, 2024 | 11:27
SHPËRNDAJE

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet se ka rrëmbyer një 26-vjeçare dhe djalin e saj 5-vjeçar në Grigno (Trento).

ss

Alarmi u dha nga bashkëshorti i gruas së rrëmbyer. Raportohet se 33-vjeçari kishte përndjekur 26-vjeçaren shqiptare, e cila po dërgonte fëmijën e saj të mitur në çerdhe me makinë.

Nën kërcënimin e thikë i ka detyruar të ndalonin dhe më pas shqiptari ka marrë vetë drejtimin e automjetit, ndërsa nënë e bir i ka vendosur lidhëse plastike rreth kyçeve të këmbës.

Pas rreth gjysmë ore, i shoqi, i alarmuar nga moskthimi i gruas në shtëpi dhe njoftoi policinë.

Karabinierët arritën të kontaktojnë me 26-vjeçarin, e cila, e kërcënuar nga shqiptari, u përgjigj në mënyrë evazive dhe ngritur dyshimet tek autoritetet.

Karabinierët, nëpërmjet aktivizimit të një lokalizimi teknik të përhapur të autorizuar nga Prokuroria e Padovës, me mbështetjen e sistemeve të zbulimit të targave të vendosura përgjatë rrugëve, kanë arritur të lokalizojnë mjetin e drejtuar gjithmonë nga shqiptari, i cili mbante peng gruan dhe fëmijën.

Policia iu vendos në ndjekje për gati njëqind kilometra deri në Grigno (Trento) ku makina e drejtuar nga rrëmbyesi u rrethua dhe u bllokua. Gruaja dhe djali i saj janë liruar, ndërsa shqiptari është vënë në pranga.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura