Mori makinë me qira në Elbasan dhe u zhduk, policia shpall në kërkim 26-vjeçarin nga Korça

Oct 19, 2024 | 12:27
SHPËRNDAJE

Një 26-vjeçar nga Korça është shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit, pasi i riu ka marrë me qira një makinë tip “Ford” në Elbasan dhe nuk është kthyer më për të dorëzuar automjetin.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Blutë e Elbasanit njoftojnë se i riu me iniciale H.K dyshohet se më datë 01.10.2024, në një subjekt për makina me qira, ka marrë një automjet tip “Ford” dhe nuk e ka kthyer më.

Vijon puna për kapjen e 26 vjeçarit dhe të automjetit të marrë me qira.

Njoftimi i Policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori dhe vijon puna për kapjen e shtetasit H. K., 26 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se më datë 01.10.2024, në një subjekt për makina me qira, ka marrë një automjet tip “Ford” dhe nuk e ka kthyer më. Vijon puna për kapjen e 26 vjeçarit dhe të automjetit të marrë me qira.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura