Mori postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte mesazh Putinit: Presidenti rus duhet të kuptojë se aleanca nuk do të tërhiqet nga Ukraina

Oct 1, 2024 | 15:18
SHPËRNDAJE

Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka marr sot detyrën e re duke pasuar norvegjezin, Jens Stoltenberg, i cili drejtoi aleancën për 10 vite.

mark_rutte1__1_

Rutte gjatë fjalës së tij i dërgoi edhe një mesazhet Rusisë, ku tha se Presidenti  Vladimir Putin duhet të kuptojë se NATO nuk do të tërhiqet nga Ukraina.

“Ne duhet të përqendrohemi në përpjekjet e luftës. Sa më shumë të ndihmojmë Ukrainën, aq më shpejt do të përfundojë lufta”, tha Rutte.

Sipas kreut të ri të NATO-s, e drejta e Ukrainës për vetëmbrojtje nuk përfundon në kufi. Situata në frontin ukrainas është e vështirë. Por përfitimet territoriale të arritura nga Rusia i kushtojnë asaj një kosto të lartë.

NATO nuk sheh një kërcënim të menjëhershëm nga kërcënimet ruse për përdorimin e armëve bërthamore, tha sekretari i ri i përgjithshëm, duke paralajmëruar se vendet e NATO-s nuk duhet të dorëzohen ndaj kërcënimeve të shpeshta të presidentit rus Vladimir Putin për përdorim të mundshëm të armëve bërthamore për të shmangur krijimin e një precedenti të rrezikshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura