Komisioni i Sigurisë ka nisur me debate mes mazhorancës dhe opozitës. Në Komision ka qenë duke raportuar ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, por para se ai të merrte fjalën, deputeti i PD, Asllan Dogjani u përplas me kryetarin e Komisionit, Nasip Naço, pasi ky i fundit nuk po i jepte fjalën për procedurë.
DEBATI
Nasip Naço: Nëse Jeni në garë me njëri tjetrin nuk ka procedurë, jeni në garë nuk ka. Të vazhdojë ministri pastaj
Asllan Dogjani: Ka procedurë
Nasip Naco: Mos bërtit se nuk kam frikë
Asllan Dogjani: Raportin e ka dërguar 10 minuta përpara
Nasip Naco: E kuptoj që keni probleme me njëri tjetrin, por nuk ua zgjidh dot. Të flasë ministri pastaj ke të drejtën e fjalës. Nuk ka raport.
Asllan Dogjani: Më jap fjalën për procedurë, mos bëj protagonistin
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al