“Mos guxoni të shoqëroni protestuesit”- Bylykbashi përplaset me efektivin civil: Kur të merrem unë nuk ju ikën shejtani, kaq po të them

Nov 26, 2024 | 17:13
SHPËRNDAJE

Protesta e opozitës nisi me tensione dhe përplasje verbale dhe fizike. Një situatë e tillë ndodhi edhe me deputetin e PD, Oerd Bylykbashi, i cili pati një debat me një efektiv civil.

Deputeti demokrat kërkoi që të mos shoqërohen protestuesit, ndërsa efektivi civil i kërkoi që të mos preken punonjësit e policisë.

Bylykbashi: Mos guxoni të shoqëroni protestuesit

Polici civil: Mos prek punonjësin e policisë

Bylykbashi: Ose do merremi ne pastaj

Polici civil: Merru sa të duash

Bylykbashi: Kur të merrem unë nuk ju ikën shejtani, kaq po të them

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura