“Mos hajde më tek lokali im”- Si nisi sherri mes këngëtarit dhe tregtarit të fruta-perimeve! 50-vjeçari nxori thikën duke goditur disa herë artistin

Jan 14, 2025 | 11:48
SHPËRNDAJE

Detaje të reja mësohen nga plagosja me thikë e këngëtarit shkodran Ademir Fresku.

Ademir Fresku1

Burime bëjnë me dije se tregtari Gjergj Dardha kishte shkuar disa herë në gjendje të dehur në lokalin në pronësi të këngëtarit.

Por mëngjesin e sotëm, 30-vjeçari Ademir Fresku i ka thënë që nuk do i shërbehet më duke e paralajmëruar që të mos shkonte më tek lokali i tij.

Tregtari raportohet se menjëherë ka nxjerrë thikën duke e goditur disa herë këngëtarin, i cili po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën

Pas ngjarjes, policia ka vendosur në pranga autorin e dyshuar të ngjarjes, Gjergj Dardha.

“Rreth orës 11:00, te sheshi “Demokracia”, dyshohet se shtetasi Gj. B., 50 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. F., 30 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit”, informuan blutë.

Njoftimi i policisë:

Dëmtoi me mjet prerës (thikë), shtetasin A. F., reagimi në kohë i Policisë çon në pranga pas minutash, autorin e dyshuar.

Shërbimet e Policisë, falë reagimit në kohë dhe veprimeve profesionale në vendngjarje, kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin në Komisariatin e Policisë Shkodër, të shtetasit Gj. D., 50 vjeç.

I dëmtuari, shtetasi A. F., po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura