“Mos i përjashtoni parlamentarët si kope bagëtish”- Vangjel Dule për kaosin në Kuvend: Thërrisni Konferencën e Kryetarëve!

Oct 17, 2024 | 10:52
SHPËRNDAJE

Deputeti i PBDNJ, njëkohësisht kryetar i saj, Vangjel Dule bën thirrje që deputetët e opozitës të lejohen të hyjnë në Kuvend për të marrë pjesë në seancën plenare.

rremuja ne kuvend

Gjatë fjalës së tij Vangjel Dule tha se parlamentarët nuk duhet të përjashtohen si kope bagëtish, ndërsa kërkoi mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.


“Javën e kaluar tentova të hyj në parlament, më penguan punonjësit e Gardës duke thënë se po zbatonin urdhrat. E njëjta gjë dhe sot, me gjuhë patronazhisti, me gjuhë nacionaliste duke më kujtuar identitetin tim etnik. Është kjo frymë që dëshironi të mbizotërojë. Merreni më ngadalë se ka parë kjo sallë ka parë shumë. Thërrisni Konferencën e Kryetarëve, nuk përjashtohen si kope bagëtish parlamentarët. Çdo gjë ka një limit, thirrini arsyes, zoti Shalsi dhe lërini retorikat me gogola”, tha Vangjel Dule.

Kuvendi i Shqipërisë u rikthye këtë të enjtë në seancë plenare, më datë 17 tetor në orën 10:00 të mëngjesit. Seanca e javës së kaluar u anulua për shkak të vizitës zyrtare të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura