Kryeministri Rama ka ftuar shqiptaret te kontribuojne per “gjoben absurde te FIFA ndaj Xhakes dhe Shaqirit”. “Shenja e duarve shqiponjë është shenja jonë dalluese e komunikimit në raste gëzimi dhe me keqardhje për ata që e keqinterpretuan shenjën e gëzimit krejt spontan nga një moment i bukur sportiv”- shkruan Rama teksa jep te dhenat e llogarise ku mund te kontribuoje secili.
Mesazhi i Rames
MOS KINI FRIKE NGA SHQIPONJA është emri i llogarisë bankare ku gjithkush mund të japë një kontribut simbolik, për të paguar gjobën absurde të FIFA-s ndaj Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit ?
Shenja e duarve shqiponjë është shenja jonë dalluese e komunikimit në raste gëzimi dhe me keqardhje për ata që e keqinterpretuan shenjën e gëzimit krejt spontan nga një moment i bukur sportiv, në Raiffeisen Bank është hapur llogaria MOS KINI FRIKE NGA SHQIPONJA?
Kjo llogari u hap falë nxitjes së shumë miqve të këtij rrjeti social nga e gjithë bota, si falenderim e mirënjohje për dy sportistët që ngritën peshë në një gëzim sportiv miliona shqiptarë
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al