Një majmun, i cili prej ditësh lëvizte i lirë në rrugët e Tiranës ka përfunduar në një qendër të moshuarish, duke shkaktuar frikë dhe panik.
Ky institucion sapo ka konstatuar kafshën ka njoftuar mënjeherë policinë, e cila ka mbërritur, por ka deklaruar se duhet të vijë policia bashkiake për ta larguar. Ndërsa kjo e fundit është shprehur se “nuk janë kopsht zoologjik”.
Duket se kjo kafshë po sjell vërdallë disa institucione, të cilat nuk po e kapin dot për ta larguar dhe për ta dërguar në një qendër të mbrojtjes së kafshëve apo në kopshtin zoologjik.
Në këto pamje, dëgjohen punonjësit e policisë dhe të qendrës së të moshuarve të komunikojnë me majmunin, për të kapur atë.
“Mos u afro se mos ka ndonjë sëmundje” dëgjohet të thotë një person në video.
Ndërkohë drejtoresha e qendrës së të moshuarve ka thënë për News24 se “ndjehemi të kërcënuar pasi kam në qendër 20 të moshuar dhe nuk po më zgjidhet problemi”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al