Mosbindja civile e opozitës/ Çfarë pritet të ndodhë në Kuvend? Jorida Tabaku: Shpresoj që Garda mos të më pengojë të hyj! Do krijojë një precedent që…

Oct 16, 2024 | 16:51
SHPËRNDAJE

Ndërkohë që opozita ditën e nesërme pritet që të vazhdojë aksionin e saj jashtë dhe brenda Kuvendit, që pas burgosjes së Ervin Salianjit, Jorida Tabaku shpresonte që ajo të mos pengohet për t’u futur në seancë.

tabaku

E ftuar në News24, Tabaku tha se nuk është dënuar asnjëherë për shkak të shkeljes së rregullave në Kuvend, por gjithashtu shtoi se kolegët e saj demokratë janë dënuar me një nen që është rrëzuar nga Kushtetuesja.

“Edhe deputetë që nuk kanë marrë dënime nuk janë lejuar nga Garda. Është e papranueshme që Garda e Republikës të më prekë mua me dorë, që jam deputetja më aktive, dhe do krijojë një precedent që do më shqetësojë shumë, dhe do e ngre në të gjitha nivelet që kam mundësi si shqetësim nëse ndodh”, tha Tabaku.

Por Mimi Kodheli, deputete e PS-së, tha se duhej të kishte një mea culpa për të gjitha djegiet që kanë ndodhur.

“Në seancën e kaluar një deputet i PS i ka kërkuar kryetares së Kuvendit që të lejojë të hyjnë në sallë deputetët e padënuar. Nuk e di nëse do e kishin bërë deputetët e opozitës këtë gjë?”, tha Kodheli.

Debati

Tabaku: E kuptoni çfarë niveli kemi, e kuptoni se çfarë diskutohet që i kërkohet leje Elisës që të lejohet të hyjë deputeti në Kuvend?

Kodheli: E keni parë nëpër korridore se çfarë ndodh, se kush shtyn kë? Në korridoret e Kuvendit një deputet opozitar shtyn një Zonjë deputete dhe nuk kemi asnjë ndjesë nga zonjat deputete të PD-së.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura