Mosbindja civile e opozitës, Sula: Çmimet janë katastrofike! Ja përse qytetarët duhet të protestojnë…

Oct 29, 2024 | 17:26
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula gjate tubimit te opozites ku u bllokuan akset rrugore ne gjithe vendin u shpreh se çmimet e produkteve ushqimore në vendin tonë janë rritur ne menyre “katastrofike”.


Sipas tij, krahasuar me Kosovën, e cila ka bërë një rritje prej 20% te pensioneve, në Shqipëri është bërë vetëm prej 4%.

Dashnor Sula: Mjafton të shikoni vetëm një renditje të thjeshtë krahasim me atë të Kosovës. Shikojeni, 20% deklaroi rritjen e pensioneve përpara 1 muaj qeveria e Kosovës, Albin Kurti, 4% këtu në Shqipëri.

Tani sot pamë një njoftim tjetër, që në muajin janar ka 20% rritje të pagave të administratës, policisë, nga ana e qeverisë së Kosovës, ndërsa në Shqipëri jo.

Tani po të bësh llogari të çmimeve apo të inflacionit në Shqipëri, të gjithë e dijmë, se sa të larta janë, e ajo është quajtur rrogë, të cilën pretendojnë, se vjen Rama e thotë euro, sepse dihet tashmë euro është me 98 e 95, në një kohë që me lekë, një pensionist, një shtresë në nevojë, ata që janë me ndihmë ekonomike, e kanë të pamundur për të mbyllur muajin.

Çmimet janë katastrofike dhe këtë e dijmë.

Qytetarët ndaj duhet të protestojnë. Thelbi gjithçka miqtë e mi ka të bëjë me votën.

Nëse të preket vota, cenohet vota e nuk shkon votja atje ku i takon…

Protesta ditën e sotme do të vazhdojë sipas njoftimit që është bërë, për tre orë deri në orën 20:00, siç është lajmëruar policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura