Sali Berisha tha se mosbindja civile nuk ka një plan B, por u shpreh se aksioni i tyre do të vazhdojë, duke theksuar se do të ndërgjegjësojnë edhe miqtë ndërkombëtarë.
“Mosbindja civile nuk ka plan B, por ka mosbindje civile në 77 forma të saj. Një punë më intensive do bëhet me miqtë tanë për të shpjeguar të vërtetat e mëdha të narkodiktaturës në Shqipëri. Kam bindjen se në një shkallë ata janë të informuar, por ka prej tyre të dezinformuar. Qeveria i mashtron nga mëngjesi deri në darkë me variante false”, tha Sali Berisha, i cili kur u pyet nëse do të bojkotojnë zgjedhjet, u përgjigj: Kurrë.
“Ta harrojë kush se bojkotojmë. Kjo do të thotë ti bësh dhuratë narkodiaktorit. Shqipëtarët do votojnë të lirë me qeveri teknike”, tha Sali Berisha.
Po ashtu ish kryeministri Berisha u shpreh se është e rëndë që të heshtësh përballë burgosjes së Ervin Salianjit.
“Të heshtësh para burgosjes së një deputeti të ri, që bëri një akt guximtar që coi një njeri të rrezikshëm në Itali, me pretekstin që ky shpifi për të është e rëndë”, u shpreh Berisha.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al