Mosbindja Civile/ Policia e Tiranës arreston një protestues, nisin hetimet për 4 deputetë të PD-së

Oct 30, 2024 | 13:05
SHPËRNDAJE

Një ditë pas protestës së opozitës e cila bllokoi rreth rrotullimet kryesore në mbarë vendin, Policia e Tiranës ka vënë në pranga një protestues  për veprën penale “Mosbindje Civile”.

protesta e opozites-casa italia-29tetor2024 (28)

Përmes me njoftimi zyrtar blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se kanë nisur hetimet në gjendje të lirë për 4 deputetë demokratë.

Bëhet fjalë për deputetët:  Xhelal Mziu, Flamur Noka, Asllan  Dogjani dhe Albana Vokshi.

Veprat penale që rëndojnë mbi ta janë për pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit, për prishje të qetësisë publike dhe për kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik.

“Janë referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në gjendje të lirë, për shtetasit Xh. M., 57 vjeç, F. N., 53 vjeç, A. D., 57 vjeç, dhe A. V., 53 vjeçe, Deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik, parashikuar nga nenet 293, 274 dhe 236 të Kodit Penal”, njofton policia.

Janë proceduar 33 shtetas, të gjithë banues në Tiranë, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 293 dhe 274 të Kodit Penal.

Po punohet për kapjen e 2 personave të tjerë dhe gjithashtu janë shpallur në kërkim 3 automjete.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete të cilat janë përdorur për bllokimin e rrugës, ditën e djeshme.

NJOFTIMI 

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me aktet e jashtligjshme të zhvilluara gjatë protestës së ditës së djeshme, më datë 29.10.2024, ka arrestuar 1 shtetas për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal.

Janë referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në gjendje të lirë, për shtetasit Xh. M., 57 vjeç, F. N., 53 vjeç, A. D., 57 vjeç, dhe A. V., 53 vjeçe, Deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik, parashikuar nga nenet 293, 274 dhe 236 të Kodit Penal;

Janë proceduar 33 shtetas, të gjithë banues në Tiranë, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 293 dhe 274 të Kodit Penal.

Po punohet për kapjen e 2 personave të tjerë dhe gjithashtu janë shpallur në kërkim 3 automjete.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete të cilat janë përdorur për bllokimin e rrugës, ditën e djeshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për veprime të mëtejshme.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura