“Mosbindja civile, rrugë pa krye”- Ulsi Manja komenton aksionin opozitar, flet edhe për mandatin e Olta Xhaçkës: Kuvendi është sovrani dhe nuk mund t’i imponohet askush

Oct 2, 2024 | 13:08
SHPËRNDAJE

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, pas mbledhjes së qeverisë ka komunikuar miratimin e udhërrëfyesit të shtetit të së drejtës dhe udhërrëfyesit për funksionimin e institucioneve demokratike, duke thënë se  “janë detyra shtëpie që kemi marrë përsipër për t,i kryer në raportin tonë negociues me BE”.

ulsi manja

“Dokumenti tjetër i rëndësishëm politik që u miratua sot, udhërrëfyesi për funksionimin e institucioneve demokratike. Ka të bëjë me fuqizimin e institucioneve demokratike, në themel do të jetë transparenca, llogaridhënia, integriteti dhe eficenca e këtyre institucioneve.

Udhërrëfyesi i shtetit të së drejtës dhe udhërrëfyesi për funksionimin e institucioneve demokratike, janë detyra shtëpie që kemi marrë përsipër për ti kryer në raportin tonë negociues me BE.

Ky udhërrëfyes i është nënshtruar një konsultimi të gjerë me hartuesit dhe shoqërinë civile. Shqipëria është në një pozicionin solid me BE dhe rrugën drejt Integrimit”, tha ministri.

Manja, është pyetur lidhur me tema të aktualitetit politik në vend, siç është dërgimi i deputetëve të PS në SPAK lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës dhe aksionin opozitar pas burgosjes së deputetit demokrat Ervin Salianji.

Në lidhje me mandatin e Xhaçkës, Manja tha se kanë kërkuar opinion nga Komisioni i Venecias siç bëjnë përherë kur ka përplasje institucionale, ndërsa shtoi se Kuvendi është sovrani dhe sovranit nuk mund t’i imponohet askush.

“Vota ime është publike, reflektim qëndrimin e Grupi Parlamentar në raport me këtë vendimmarrje. Grupi Parlamentar ka vendosur çështjen ta çoje në Venecia, nuk është çështje e mbyllur për Kuvendin. Sa herë kemi përplasje të tilla institucionale, i jemi drejtuar Komisionit të Venecias për një opinion miqësor.

Ju lutem, ju keni pyetjen unë kam përgjigjem, përgjigja ime është ajo që sapo thashë dhe si ministër dhe si deputetë, çështja është në Komisionin e Venecias, një konsultë dhe opinion ndaj komisionit të Venecias. Do të presim opinionin dhe do të ketë një vendimmarrje të Kuvendit. Kuvendi është sovrani dhe sovranit nuk mund t’i imponohet askush. Ndaj sovrani i është drejtuar Komisionit të Venecias, për të patur një vendimmarrje që shkon në harmoni me Kushtetutën”, tha Manja.

Ndërsa aksionin opozitar e cilësoi ‘rrugë pa krye’, duke thënë se nuk mendon që hallet e shqiptarëve zgjidhen me mosbindje civile ndaj drejtësisë.

“Dua t’i kthehem asaj për atë që jam këtu së bashku me kolegen time, për t’i bërë me dije pozicionin e Shqipërisë ne rrugën drejt BE. Sigurisht është sfidë dhe nuk mendoj se ka një rrugë tjetër pa kthim përveç kësaj, Shqiptarët presin nga qeveria shkurtimin e rrugës për tu bërë anëtare me të drejta të plotë në BE. Rruga tjetër është pa krye. Nuk mendoj se hallet e shqiptarëve zgjidhen me mosbindje civile ndaj drejtësisë dhe nuk di forma të mosbindjes civile që shkojnë në dhunë dhe djegie. Është rrugë pa krye dhe nuk i shërben as Shqipërisë as shqiptarëve”, tha ministri Manja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura