Mosha mesatare e grave që bëhen nëna për herë të parë arrin në 28.9 vjeç! Nga vendimi për të investuar në karriere, tek… Ja faktorët që po e ndikojnë

Sep 14, 2023 | 15:00
SHPËRNDAJE

Vendimet e grave të arsimuara për të investuar në karrierën e tyre, në mënyrë që të jenë më mirë financiarisht kur të kenë fëmijë, kanë kontribuar në zhvendosjen drejt amësisë më të vjetër.

mami-e-ree-e1694692806794

Sipas të dhënave më të fundit të Kombeve të Bashkuara, mosha mesatare e amësisë në Shqipëri, pra e të bërit nënë për herë të parë është 28.9 vjeç.

Nga ana tjetër, edhe lindshmëria ka pasur rënie në vendin tonë. Sipas INSTAT, gjatë vitit 2022 lindën 24.688 foshnja, duke pësuar një rënie prej 9,3%, krahasuar me një vit më parë.

Po të vëzhgojmë raportet e fundit të INSTAT, vihet re një rënie e lehtë e moshës së amësisë nga viti 2021, ku përllogaritej 29.2 vjeç. Por, qëndron në nivelet e mesatares globale.

Mosha e amësisë për herë të parë, sipas ekspertëve sociologë, ndikohet nga një sërë faktorësh brenda çdo vendi.

“Disa vende kanë tradita ku mëmësia inkurajohet herët dhe do të kenë mosha shumë të ulëta për moshën e amësisë për herë të parë në botë. Vendet e tjera me ekonomi në lulëzim dhe statuse sociale më progresive do të kenë mesatarisht një moshë më të lartë të amësisë për herë të parë. Besohet se, njerëzit me status më të ulët socio-ekonomik bëhen prindër më herët. Këta faktorë do të ndikojnë në moshën mesatare të lindjes së fëmijës së parë sipas vendit.”– shpjegon sociologe Marsida Simo.

Megjithatë, duke shqyrtuar shumë raporte, duket se mesatarja ose mosha mesatare e lindjes së fëmijës së parë sipas vendit është 28 vjeç.

Disa gra vazhdojnë të kenë fëmijën e tyre të parë në të dyzetat, në vendet e zhvilluara ku një karrierë mbizotëron si prioritet.

Gratë e tjera kanë fëmijën e tyre të parë në adoleshencë, kur ata jetojnë një mënyrë jetese më tradicionale ku burrat janë mbështetësit financiarë të tyre. /Monitor

mm-1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura