“Mosmirënjohës”- Kë thumboi këngëtari? Erik Lloshi: U dhashë dorën, por kur unë kisha nevojë…

Nov 9, 2023 | 12:55
SHPËRNDAJE

 

Këngëtari Erik Lloshi ka thumbur disa prej kolegëve të tij teksa u shpreh se u dha dorën kur ata kishin nevojë, por u përball me mosmirënjohje.

erik lloshi

“Këta që ishin dikur pas meje dhe unë ju dhashë dorën, në momentin që dolën para meje dhe unë kisha nevojë për një fjalë të mirë se bënë”, u shpreh artisti.

Ndërsa u shpreh se i është  mirënjohës Flor Mumajesit dhe Kledi Bahitit për mbështetjen që i kanë dhënë.

“Ka patur persona që unë i kam ndihmuar, janë të shumtë ata të cilëve u kam dhënë dorën.

Kur kam qenë në momentet e mia më të mira ka patur njerëz që kanë qenë pas meje nga ana profesionale dhe kërkonin ndihmë. Unë vetë i jam mirënjohës Flor Mumajesit, i jam mirënjohës Kledi Bahitit.

Janë të dy të pandarë për mua dhe më kanë dhënë dorën të jem këtu.

Kurse këta që ishin dikur pas meje dhe unë ju dhashë dorën, në momentin që dolën para meje dhe unë kisha nevojë për një fjalë të mirë se bënë. Kjo është gjëja e çuditshme në jetë. Njerëzit janë shumë mosmirënjohës”– tha Erik Lloshi një intervistë për Vila24.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura