“Mospjesëmarrja e KMSH, sakrificë në funksion të besimtarëve ”- Inaugurimi i Xhamisë së Namazgjasë, Kruja: Projekti ngeci 20 vjet për shkak të mungesës së vullnetit politik

Oct 11, 2024 | 21:40
SHPËRNDAJE

Një ditë më parë, në Tiranë, u inaugurua Xhamia e Namazgjasë, ku pjesëmarrës ishte edhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

xhamia

Kjo ngjarje është diskutuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Log.’ të gazetarit Endri Xhafo në News24.

Gazetari dhe pedagogu Ali Zaimi, tha se ceremonia e djeshme ishte një festë, pasi xhamia dhe feja i bashkon njerëzit. Ai komentoi komentoi dhe mospjesëmarrjen në ceremoni të drejtuesve më të lartë të Komunitetit Mysliman Shqiptar, duke thënë se nga KMSH sheh një sakrificë në funksion të besimtarëve dhe në funksion të hapjes së xhamisë.

Nga ana tjetër,  Genti Kruja, sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar i Shqipërisë, tha se historiku i ndërtimit të Namazgjasë fillon që në vitet ’30, pra rreth 1 shekull më parë. Kruja tha se guri i themelit u vendos në 1993.

“Për 20 vjet ky projekt ngeli pasi nuk kishte leje për shkak të mungesës së vullnetit politik”, tha ai, duke shtuar se mund të ndërtohej një xhami me elementë modernë, që të gërshetohej arkitektura e vjetër islame me atë moderne.

Ali Zaimi tha se nuk ishte vetëm vullneti politik, por edhe burokracia që ka shtyrë realizimin e këtij projekti, pavarësisht se ka pasur një dëshirë dhe vullnet të shtetit shqiptar për ta ndërtuar xhaminë e Namazgjasë.

Historiani Paskal Milo, tha se ka qenë Presidenti Ramiz Alia  ai që ka propozuar që të jemi vëzhgues në Konferencën Islamike.

“Një nga problemet kryesore të atyre viteve nuk ka qenë vetëm për qeverinë e PS-së, por edhe për atë të PD-së, e cila qeverisi nga 1992 deri në 1997. Pse nuk e dha lejen PD në 5 vitet e qeverisjes? Ka qenë edhe një çështjes, ajo e dhënies së lejes së ndërtimit të territorit. Kisha Ortodokse ka dashur të ndërtojë atje ku ishte ndërtesa e vjetër, e cila ndodhej ku sot është Hotel Tirana. Në atë kohë kishte një debat të madh, pjesë e të cilit ishte edhe Edi Rama si Kryebashkiak, i cili nuk donte të jepte lejen e ndërtimit atje ku u ndërtua Katedralja Ortodokse, pranë selisë së PS-së”, tha Milo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura