Të tjera detaje të rënda janë zbuluar nga tragjedia në një familje në Greqi, ku motër e vëlla, si dhe dhëndri, kanë vrarë babain e tyre.
Sipas informacioneve nga mediat greke, një 22-vjeçar së bashku me motrën e tij 26-vjeçare dhe bashkëshortin e saj 29-vjeçar, kanë vrarë të atin brenda shtëpisë së tyre duke e mbytur me jastëk, në një fshat të Evisë në zonën e Kymit.
Fillimisht ata u përpoqën të fshihni ngjarjen dhe të mohonin përfshirjen në krim, por pas një marrje të gjatë në pyetje, ata pranuan. Mësohet se djali ka lajmëruar policinë të martën dhe është ankuar se i ati e ka rrahur duke i shkaktuar lëndime trupore dhe ka tentuar ta përdhunojë.
Policia shkoi në shtëpinë e familjes dhe gjeti djalin, i cili u tha se nuk e dinte se ku ishte babai i tij. Pak më vonë ata e gjetën babanë të vdekur, të shtrirë lakuriq në bazën e një shkalle të brendshme që të çonte nga kati përdhe në bodrumin e shtëpisë. Rreth dy metra larg tij ishte një thikë.
Autorët, siç kanë rrëfyer më pas në polici, shkaktuan vdekjen e babait të tyre i cili flinte në shtratin e tij, duke i vendosur një jastëk në fytyrë dhe më pas tentuan të mbulonin gjurmët.
Pasi i kanë hequr rrobat, i kanë vendosur një thikë në dorë dhe e kanë çuar në shkallët e bodrumit të shtëpisë, ku është gjetur nga policia.
Autorët jashtë shtëpisë kanë djegur provat e krimit, jastëk, pëlhura dhe rroba, një pjesë e të cilave është gjetur dhe konfiskuar.
Policia gjeti gjithashtu 2 thika shtëpiake dhe një mjet me përmbajtje homoseksuale, të cilat autorët i kishin vendosur mes dyshekëve në të cilët flinte viktima, si dhe një shumë prej 12 mijë eurosh.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al