Moti i keq që ka përfshirë të gjithë vendin ditën e sotme, ka shkaktuar problematika edhe në ankorimin e trageteve ne Portin e Durrësit.
Në rrjete sociale është publikuar një video që dëshmon vështirësitë për ankorimin e tyre, dhe ku dy tragetet e linjës Durrës – Bari kanë rrezikuar përplasjen.
Po ashtu, Autoriteti Portual Durrës bën me dije se ka pasur vonesa në mbërritje dhe proceset e bregëzimit të trageteve.
Për këtë arsye, kompanitë e lundrimeve bëjnë të ditur se si pasojë e kushteve të paqendrueshme të motit, trageti “AF Marina” dhe trageti “AF Francesca”, të planëzuar për lundrim ditën e sotme nga Porti i Durrësit drejt Barit, (Itali) kanë pezulluar nisjen deri në normalizimin e situatës.
Ndërkohë është pezulluar përkohësisht edhe puna në terminalin e mallrave gjenerale dhe atë rifuzo, si pasojë e erës së fortë dhe rreshjeve intensive.
@jimy2635♬ suono originale – jimy
Njoftimi i Autoritetit Portual Durrës
‼️NJOFTIM I RËNDËSISHËM‼️
Dt. 23.12.2024
⚠️Referuar parashikimeve të Kapitenerisë së Portit të Durrësit mbi situatën hidrometereologjike në Rajonin e Adriatikut, gjatë ditës së sotme si pasojë e kushteve të përkeqësuara të motit ka patur vonesa në mbërritje dhe proceset e bregëzimit të trageteve.
🔴Kompanitë e lundrimeve bëjnë të ditur se si pasojë e kushteve të paqendrueshme të motit trageti “AF Marina” dhe trageti “AF Francesca” të planizuar për lundrim ditën e sotme nga Porti i Durrësit drejt Barit, (Itali) kanë pezulluar nisjen deri në normalizimin e situatës.
🟢Në terminalin e kontenierëve proceset operacionale vijojnë normalisht dhe pa ndërpreje.
🔴Ndërkohë që është pezulluar përkohësisht puna në terminalin e mallrave gjenerale dhe atë rifuzo si pasojë e erës së fortë dhe rreshjeve intensive.
ℹ️Do ju mbajmë të informuar për çdo zhvillim, ndërkohë që situata lundrimore pritet të normalizohet në orët në vijim…
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al