Moti i keq/ Gurët dhe inertet bllokojnë aksin Skuraj-Burrel, banorët ndërhyjnë për lirimin e qarkullimit

Sep 15, 2024 | 17:03
SHPËRNDAJE

Për shkak të motit të keq, me reshje shiu që kanë shkaktuar dhe vërshime, aksi rrugor Skuraj-Burrel është bllokuar, duke pamundësuar qarkullimin e mjeteve në rrugë.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Kanë qenë banorë e Shkopetit ata që kanë ndërhyrë për të zhbllokuar qarkullimin.

Me mjete rrethanore ata po punojnë për lirimin e aksit, në mënyrë që lëvizja e mjeteve të kryhet normalisht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura