Informacion i përditësuar për situatën e dëborës në rrethin e Pogradecit.
Sipas autoriteteve zyrtare, për momentin kalimi është i vështirë në rrugët:
Dardhas-Osnat-Niçë-Prenisht
Velçan-Bishnicë-Jollë
Ndërkohë që mësohet se si pasojë e defekteve 12 fshatra të njësisë administrative vijojnë prej 12 orësh të jenë pa energji. Furnizimi i tyre bëhet nga fidri i Prrenjasit.
Ndërsa në të gjitha njësitë e tjera të Pogradecit ka furnizim normal me energji.
Autoritete lokale bëjnë me dije se është punuar dhe hapur tashmë rruga kryesore Golik-Vërri-Proptisht, aksi Proptisht-Slabinjë-Velçan dhe rruga Pogradec-Varret e Grekut-Trebinjë.
Vijon edhe në këto momente puna në aksin Qafë-Plloçë-Dardhas për hapjen totale të rrugës kryesore, ndërsa po punohet edhe në aksin Kakaç-Grunjas.
Por duhet treguar kujdes i shtuar dhe lëvizja e mjeteve duhet të bëhet me zinxhirë në akset e sipër përmendura.
Përgjatë ditës është punuar për hapjen dhe kriposjen rrugëve kryesore në njësitë Buçimas, Udënisht, Çerravë do vijohet edhe nesër me rrugët dytësore.
Po ashtu ditën e nesërme puna do të vijojë me akset dytësore që lidhin fshatrat me njësitë qendrat e njësive administrative kryesisht në Proptisht, Trebinjë, Velçan dhe Dardhas.
Gjatë ditës së sotme është punuar edhe në qytet në kriposjen e rrugëve të brendshme, pastrimin dhe kriposjen e trotuarëve, puna do të vijojë edhe nesër, pra është punë në proces.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al