Moti i keq në vend, ndërpriten lundrimet e trageteve nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit

Oct 3, 2024 | 21:47
SHPËRNDAJE

Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar ndërprerjen e lundrimit të trageteve mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit për shkak të motit të keq.

87744431_493791524603175_5777401341550788608_o

Siç thuhet një njoftim, tragetet do të nisen drejt Barit, Itali, mëngjesin e ditës së nesërme, 04.10.2024.

Njoftimi i plotë

Referuar parashikimeve të Autoriteteve detare për përkeqësim të kushteve të motit, mbrëmjen e sotme (dt.03.10.2024) nuk do të ketë lundrime të trageteve nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit.

Tragetet do të nisen drejt Barit(Itali) mëngjesin e ditës së nesërme(04.10.2024).

Për çdo sqarim të nevojshëm, ju lutemi drejtohuni pranë agjencive të trageteve ose na ndiqni në adresën zyrtare ëëë.durresport.al

Ju falenderojmë për mirëkuptimin!

#AutoritetiPortualDurrës

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura