Duke qenë se moti i keq me reshje të dendura shiu ka përfshirë të gjithë vendin, Policia e Shtetit ka dalë me një apel për qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve.
Policia kërkon kujdes nga drejtuesit e mjeteve gjatë ngarjes së makinës, ndërsa nga drejtuesit e motomjeteve, biçikletave dhe monopatinave kërkon të veshin jelekë fosforeshentë gjatë natës për të shmangur përfshirjen në ngjarje rrugore.
Për këmbësorët, Policia apelon të tregojnë kujdes maksimal kur kalojnë nga njëri kah i rrugës në tjetrin.
Gjithashtu policia ka vënë në dispozicion numrat e kontaktit në rast problematikash.
Apeli nga Policia e Shtetit
Nisur nga moti i keq, me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë, Policia Rrugore apelon për:
Kujdes maksimal për përdoruesit e rrugës:
Moderoni shpejtësinë, pasi në disa akse rrugore ka prezencë të ujit;
Jepini përparësi këmbësorëve dhe respektoni sinjalistikën rrugore;
Mos përdorni telefonin gjatë drejtimit të mjetit dhe vendosni rripin e sigurimit;
Mos kryeni parakalime të gabuara.
Drejtuesit e motomjeteve, biçikletave dhe monopatinave: Të veshin jelek fosforeshent gjatë natës për të shmangur përfshirjen në ngjarje rrugore.
Këmbësorët: Të tregojnë kujdes maksimal kur kalojnë nga njëri kah i rrugës në tjetrin.
Policia Rrugore është në detyrë për të parandaluar ngjarjet rrugore dhe për t’ju ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës në nevojë.
Kontributi i të gjithëve është thelbësor për të shmangur aksidentet dhe për të eliminuar vonesat në trafik.
Për çdo problematikë që lidhet me punën e Policisë, telefononi në numrin pa pagesë 112.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al