Teksa në vend prej disa ditësh mbizotërojnë temperaturat ekstreme, në Elbasan moti ka marrë një kthesë të papritur sot (17 korrik).
Për rreth një orë, qyteti është përfshirë nga shira të rrëmbyeshëm dhe erë të fortë.
Si pasojë e këtij moti, janë shkulur disa pemë si dhe janë dëmtuar disa tenda biznesesh.
Për fat të mirë nuk ka pasur dëme në njerëz, ndërsa autoritetet janë në terren dhe po punojnë për normalizimin e situatës.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al