Në dosjen hetimore të grupit kriminal që u godit nga SPAK duke zbërthyer aplikacionin Sky ECC zbardhen e dhe planet për vrasjen e dy vëllezërve që jetojnë në Britani, Albert dhe Edmond Nela.
Më datë 6 Janar 2021 në orën 4:26, Ismail Zeneli duke përdorur Q3QNV9 komunikon me përdoruesin e V6FGL7. Duke qenë se shtetasi Besmir Murtati ushtron aktivitet në Mbretërinë e Bashkuar, Ismail Zeneli interesohet që të marrë informacion lidhur me autoveturat apo banesat që përdorin Edmond Nela dhe Albert Nela, për të cilët thotë se i ka armiq.
Në vijim Ismail Zeneli i shpjegon se Edmondi, emrin në pasaportë e ka ‘Edmund’. Nga biseda dyshohet se në takimin e paradites, Ismail Zeneli e ka vënë në dijeni Bujar Gërmizin (Ajetin) se do takojë një punonjës policie për të marrë informacion dhe Bujari kërkon të dijë se çfarë i ka thënë polici.
Më datë 8 Shkurt 2021 Ismail Zeneli duke përdorur Q3QNV9 komunikon me përdoruesin e DM16CF, ku i kërkon të dhëna lidhur me targat e makinave të vëllezërve Nela dhe çdo informacion përveç informacioneve për motrën dhe mamanë e vëllezërve Nela, pasi edhe nga bisedat e mëparshme këto të dhëna Ismail Zeneli i disponon kur ka biseduar lidhur me banesën e tyre në rrugën ‘Lord Bajron’.
Më datë 13 Shkurt 2021, Ismail Zeneli pasi e pershëndet bashkëbiseduesin ai i tregon se motra e vëllezërve Nela, S… Nela ka qenë në Kukës ditën që Ismaili dhe Bujari janë ndarë, që dyshohet për datën 9 Shkurt 2021 një ditë para se Ismail Zeneli të largohej nga Shqipëria. Bujar Ajeti i shpjegon se S… Nela ka qenë në Kukës me një makinë ‘Citroen’ të kuq dhe se ka kaluar kufirin me shami në kokë, dhe për të kaluar kufirin e ka nxjerr djali i tezes së saj, të cilit nuk ja përmendin emrin. Ata diskutojnë se si ta gjurmojnë S… Nelën duke diskutuar nëse do i vënë pajisje GPS apo do e ndjekin. Bujar Ajeti kërkon që ta ndjekin dhe ti vendosë një rojë nga pas për të mësuar shtëpinë se ku ndodhet.
Ndërkohë që ishin vënë pas motrës së vëllezërve Nela për të parë lëvizjet e saj, me besimin se kështu do të binin në gjurmët e tyre, Ismail Zeneli dhe Bujar Gërmizi ndjekin njëkohësisht edhe nënën e hasmëve të tyre.
Por edhe bashkëshorten e njërit prej vëllezërve.
Në orën 20:12, pas bisedës me Bujar Ajetin, Ismail Zeneli i kërkon që të fliste më shpesh me policinë. Ismail Zeneli i shkruan DMI6CF dhe i kërkon adresën tek ‘Fresku’.
“Dyshohet se bëhet fjalë për adresën e F…. Nela, e cila është në rrugën ‘Shaban Karaj’ dhe ndodhet pranë zonës së Freskut në Tiranë. Ismail Zemeli diskuton me Gërmizin dhe Dedan Gjonin për adresën e bashkëshortes të njërit prej vëllezërve Nela. Gjonit i kërkojnë të gjejë adresën dhe më pas flasin rreth një lajmi ku janë kapur rreth 2-3 ton lëndë narkotike kokainë”, thuhet në dosje.
Sipas SPAK, Dedan Gjoni është i qartë për rolin që po kryen në ndihmë të Ismail Zenelit, në kundërshtim të plotë me parimet e punës së tij si oficer policie, duke i siguruar informaicone lidhur mbi lëvizjet e shënjestrave të tij, vëllezërve Nela.
Po kështu gjatë bisedave del qartë fakti se ai e njeh qëllimin kriminal të Ismail Zenelit.
Më datë 7 Mars 2021 në orën 09:46, në bisedën mes JTD0FN dhe DMI6CF, midis Artan Sulejmanit dhe Dedan Gjonit, ndër të tjera diskutohet edhe rreth problemeve dhe veprimeve që ka Ismail Zeneli me vëllezërit Albert dhe Edmond Nela. JTD0FN duke qenë se është personi që e ka prezantuar Dedanin me Ismailin, i thotë që ta ndihmojë Ismailin për informacionet që kërkon deri në pikën që nuk i cënon punën Dedanit, por ky i fundit i thotë që ja ka kryer Ismailit ato që i janë dashur. Në bisedë Dedan Gjoni shprehet se i ka gjetur edhe banesën e vëllezërve Nela. JTD0FN i thotë që nga biseda me shtetasin Ismail Zeneli, ai i ka thënë që adresat i ka parë nga kompjuteri, por Dedani i thotë më tej që Ismaili i ka fotografuar dhe se ai do ta mbarojë si punë, ku dyshohet se i referohet qëllimeve të shtetasi Ismail Zeneli ka për të vrarë vëllezërit Nela”, thuhet në dosje.
Por emri i Dedan Gjonit, nuk del vetëm në këtë episod ku ai tradhton detyrën si oficer I policisë, por edhe në trafikun e drogës. Ku ai del se është i përfshirë në episodin e trafikimit të një sasie marijuana nga Spanja drejt Gjermanisë.
“Nga hetimet e kryera janë disponuar të dhëna se disa shtetas shqiptar kanë organizuar tentativën për trafikim të një sasie lënde narkotike e llojit marihuanë, e cila dyshohet se është nisur nga Spanja e nëpërmjet Francës dhe Luksemburgut, ka pasur si destinacion final Gjermaninë.
Më datë 3 Nëntor 2020 nga Policia Gjermane është sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 166 kg, e dyshuar e llojit marihuanë. Kjo lëndë narkotike ishte ngarkuar në kamion, që drejtohej nga shtetasi shqiptar Bajram Grabova.
Më datë 25 Tetor 2020, Albert Prenga këshillon në lidhje me paketimin dhe sistemimin e lëndës narkotike si dhe njofton mbi ardhjen e shoferit Bajram Grabova, ku do të bëhet e mundur pritja në aeroport. Më datë 28 Tetor 2020, Albert Prenga komunikon me Dedan Gjoni për detajet të trafikut. Albert Prenga i dërgon Dedan Gjoni 3 foto të një paketimi drejtkëndësh, me etiketë me mbishkrimin ‘Bu2’, një tjetër e hapur nga paketimi, në të cilën dallohet pako me material të bardhe, i presuar dhe stampuar me thellim ‘777’ dhe një pakọ tjetër e ngjashme me material të bardhë, i presuar dhe stampuar me thellian ‘BU2’. Prenga dhe Dedan Gjoni flasin në mënyrë të vazhfueshme.
Dedan Gjoni i dërgon dhe foto TIMSI të shoferit, Bajram Grabova.
Lidhur mbi këto në ndihmë Dedan Gjonit, i vjen një oficere e policisë kufitare në Rinas, njohje e vjetër e tij. Jonida Babameto, e cila edhe kjo tashmë është arrestuar në kuadër të operacionit më të fundit të SPAK.
“Në lidhje me veprimet e kryera nga personi nën hetim Dedan Gjoni: Rezulton se ky shtetas në periudhën 25 Shkurt 2020 deri më 5 Nëntor 2021, ka qenë i emëruar oficer policie në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan. Në muajin Shtator 2020, përdoruesi i SkyEÇ JKE1C8 i ka kërkuar që të verifikojë në sistemin Interpol nëse ai vetë dhe disa shtetas kishin probleme në Interpol, i cili është sistemi ku shpallen në kërkim ndërkombëtar personat nga shtete të ndryshme. Dedan Gjoni, duke mos patur akses në sistemin e Interpol, e ka vënë në dijeni që do e bëjë verifikimin e kërkuar por jo vetë, nëpërmjet një të njohurit të tij që punon në zyrën e Interpolit. Midis personave që kanë kërkuar për verifikim, dyshohet të jetë edhe emri i Dritan Rexhepit, të cilit Dedan Gjoni i referohet në bisedë si ‘Vlonjati’, që do mbarojë punë në Ekuador. Dedan Gjoni i dërgon një fotografi të një bisede në aplikacionin Ëhatsapp, ku bashkëbiseduesi i shkruan Dedan Gjonit që personi i verifikuar nuk ka probleme në Shqipëri, por vetëm në Spanjë mund të ketë.
Ka rezultuar se punonjës i gatshëm me akses në databazën Interpol ka qenë punonjësja e policisë Jonida Babameto.
ROLI I EFEKTIVIT TË POLICISË NË FUSHATË
Por po kështu Dedan Gjoni del se është aktiv edhe në fushata zgjedhore. Në favor të kandidatëve të ndryshëm. Siç shikohet edhe në këto biseda të kapura në Sky Eç. “Shtetasi Dedan Gjoni, veç veprimeve të evidentuara më sipër, rezulton që më
datë 5 Mars 2020, ai përfshihet në fushatë zgjedhore për një subjekt të caktuar politik. Në këtë datë ai zhvillon biseda me përdoruesin JTD0FN dhe kërkon të sigurojë vota për kandidatin Myslim Murrizi dhe subjektin zgjedhor ku ai është përfaqësues Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare.
Shtetasi Dedan Gjoni zhvillon bisedat:
DMI6CF: Shok do më ndihmosh me vota…
JTD0FN: Hahaha..në kto momente nuk e di me ka je pz…kam shumë dyshime për ty…
DMI6CF: Me Myslym Murrizin…Shok sa të kem mundësi do e ndihmoj….
JTD0FN: Më pëlqen…kam simpati…
DMI6CF–Është i vetmi që kam mik e detyrim…Më ndihmon mua……A më ke shok…
JTDOFN: Nja 15 vota ti jap nga Valencia online…kto që kam me dokumenta…
DMI6CF: Ore në Tirane… Hahah…Jepi urdhër babës..
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al