Motra ngre alarmin në polici për zhdukjen e të vëllait! 38-vjeçari u largua nga banesa dhe nuk u kthye më

Sep 11, 2024 | 14:30
SHPËRNDAJE

Një 45-vjeçare ka ngritur alarmin në policinë e Fierit për zhdukjen e vëllait të saj.

komisariati fier

45-vjeçarja me iniciale D. B., ka deklaruar në Komisariatin e Fierit se ka humbur kontaktet me të vëllanë.

32-vjeçari me iniciale K. S., raportohet se është larguar nga banesa dhe po punohet për gjetjen e tij.

“Ditën e djeshme, në Komisariatin e Policisë Fier, është paraqitur shtetasja D. B., 45 vjeçe, e cila ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me vëllanë e saj, shtetasin K. S., 38 vjeç, i cili është larguar nga banesa. Po punohet për gjetjen e tij”, njoftimi i policisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura