“Motrën e ka marrë malli që tani”- I vëllai gardist vrau veten me armën e shërbimit, këngëtarja shqiptare i bën dedikimin prekës: Zemrën time e more me vete

Oct 16, 2024 | 7:32
SHPËRNDAJE

Sheila Haxhiraj, këngëtare dhe ish-banore e BBV, ka reaguar pas vdekjes së vëllait të saj, Henri Haxhiraj, i cili i dha fund jetës duke u vetëvrarë me armën e shërbimit.

sheila haxhiraj3

Ajo ka publikuar disa imazhe krah vëllait të saj të ndjerë, i cili qëlloi veten me armën e shërbimit mesditën e djeshme (17 Tetor) në banesën e tij në “Qyteti Studenti”.

“Motrën e ka marrë malli që tani për ty”, shkruan Sheila krahas imazheve.

Këngëtarja i drejtohet të vëllait me fjalët “do te te dua perjetesisht deri ne diten qe do jemi bashke dhe pertej asaj jete”.

sheila haxhiraj2

“O DIELLI im, o YLLI me i bukur i qiellit, o ENGJELLI me i bukur i parajses ,motren e ka marr malli qe tani per ty, zemren time ma more Ti sot me vete. Prehu ne paqe i shtrenjti im,shpirti im…

Do te te dua perjetesisht deri ne diten qe do jemi bashke dhe pertej asaj jete.Qofsh i parajses Vellai im❤️❤️❤️❤️❤️”, shkruan ajo.

Henri Haxhiraj sheila haxhiraj1

37-vjeçari Henri Haxhiraj u dërgua në spital në gjendje të rëndë për jetë pasi qëlloi veten me armë.

Por, punonjësi i Gardës humbi jetën disa orë më vonë, duke mos arritur që të mbijetojë.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e sotme, ku në banesën e tij në Qytet Studenti, shtetasi H. H., 37 vjeç, ka qëlluar veten me armë zjarri, ju njoftojmë se ky shtetas ka ndërruar jetë në spital”, njoftoi policia.

Henri Haxhiraj sheila haxhiraj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura