M*sakër në Itali! Burri vret gruan e vajzën e tij, plagos dy djemtë dhe fqinjin! Më pas shkon te shtëpia e nënës duke e qëlluar me plumb në kokë dhe i jep fund jetës

Sep 25, 2024 | 10:14
SHPËRNDAJE

Një masakër me 3 viktima dhe 4 të plagosur ka ndodhur në Itali. Sipas TGCOM, një kryefamiljar, pas një debati, ka qëlluar për vdekje bashkëshorten, Giusi Massetti dhe vajzën e tyre 26-vjeçare, Martina Gleboni.

vrasje itali

Gjithashtu ka plagosur një fqinj dhe dy fëmijë të vegjël në banesën në via Gonario Pinna.

Pas krimit, autori ka shkuar në shtëpinë e së ëmës, në Via Ichnusa, duke e qëlluar me plumb në kokë dhe më pas i ka dhënë fund jetës së tij.

Të plagosurit, fqinji, dy djemtë e moshës 13 e 14-vjeç, si edhe nëna e autorit të masakrës u dërguan në spitalin San Francesco në Nuoro.

Mësohet se një nga djemtë ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ndërsa fqinji, Paolo Sanna, i cili ishte edhe qiradhënësi i banesës ku jetonte Giusi Massetti, gjithashtu ndodhet në terapi intesive.

Sipas mediave italiane, 43-vjeçari ishte ndarë nga bashkëshortja dhe jetonte me nënën e tij, por ende nuk dihet arsyeja e krimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura