“M’u duk si një engjëll”- Diplomati tregon takimin e parë me kryepeshkopin Anastas: Në vitin e trazuar të ’97-ës zgjodhi të qëndronte në Shqipëri, edhe pse pati kërkesa për t’u kthyer në Athinë

Jan 31, 2025 | 22:11
SHPËRNDAJE

Diplomati Arben Cici, i cili ka qenë drejtor i kabinetit të Presidentit të Republikës kur Anastasi mori nënshtetësinë shqiptare, ka treguar takimin e parë me kryepeshkopin, në vitin 1996.

janullatos-cici

Ai tregoi në studion e emisionit ‘Log.’ në News24 se kur e ka takuar për herë të parë, i ishte dukur si engjëll.

Kur e takova për herë të parë, mu duk si një engjëll. Zëri kumbues i tij ishte vetëm në kishë. Kishte një zë të ëmbël, të butë që dukej sikur futej në gjithë trupin tënd dhe kishte durimin e veçantë që të dëgjonte deri në fund dhe mua kjo më ka impresionuar në ato kohë të turbullta të Shqipërisë”, tha Cici.

Diplomati gjithashtu tregoi se në vitin 1997, kur Shqipëria u përfshi në trazira, kryepeshkopi zgjodhi të qëndronte në Shqipëri, edhe pse kishte patur kërkesa për t’u kthyer në Athinë.

“Mos harroni që kryepeshkopi nuk u largua në vitin 1997 nga Shqipëria, në një kohë ku të gjitha udhëtimet u pezulluan. Pati kërkesa për t’u kthyer në Athinë, por tha do të qëndroj këtu.

Por ajo që mbaj mend, është se e kam takuar para se Kisha Ortodokse të lëshonte mesazhin e fortë dhe të fuqishëm që për paqen lini armët mënjanë dhe hajde bashkohemi të gjithë si vëllezër”, rrëfeu diplomati.

Cici: E ka takuar herët në ’96 dhe nuk harroj se në atë kohë isha drejtor i kabinetit në Ministrinë e Jshte dhe në atë kohë mu kërkua në mënyrë të tërthortë që si do ti drejtohemi këtyre autoriteteve kishtare që kanë ardhur në Shqipëri? Cila është mënyra e duhur për t’iu drejtuar? Kur unë ju thosha për kryepeshkopi, Fortlumturi, habiteshin.

Sërish në vitin 1997 pati një problem, jo kryepeshkopi, po atje ku ai punonte. Mos harroni që kryepeshkopi nuk u largua në vitin 1997 nga Shqipëria, në një kohë ku të gjitha udhëtimet u pezulluan. Pati kërkesa për t’u kthyer në Athinë, por tha do të qëndroj këtu.

Por ajo që mbaj mend, është se e kam takuar para se Kisha Ortodokse të lëshonte mesazhin e fortë dhe të fuqishëm që për paqen lini armët mënjanë dhe hajde bashkohemi të gjithë si vëllezër.

Ky është mesazhi që Kisha Ortodokse, kryepeshkopi dha në atë kohë, në vitin e trazuar që ka lënë shenja të këqija në memorien tonë dhe në imazhin e Shqipërisë.

Kur e takova për herë të parë, mu duk si një engjëll. Zëri kumbues i tij ishte vetëm në kishë. Kishte një zë të ëmbël, të butë që dukej sikur futej në gjithë trupin tënd dhe kishte durimin e veçantë që të dëgjonte deri në fund dhe mua kjo më ka impresionuar në ato kohë të turbullta të Shqipërisë.

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura