“M’u ftoh trupi, isha e ngrirë”- Aktorja tregon si mori vesh përmes telefonatës se vuante nga kanceri: Akoma jam në monitorim dhe do…

Sep 21, 2024 | 22:33
SHPËRNDAJE

Aktorja Julia Ilirjani, në një rrëfim gjatë një interviste televizive, ka treguar luftën e saj me kancerin, duke treguar se kur e mori vesh se ishte diagnostikuar më këtë sëmundje, kishte ngrirë.

julja ilirjani

Ajo tha se lajmin e mori vesh përmes telefonit, dhe frika e saj më e madhe nuk ishte vdekja, por ku do të linte vajzën e saj dhe si do ta përjetonin prindërit.

“Më është ftohur trupi dhe jam ngrirë kur më marrin në telefon nga spitali dhe diagnostikohem me sëmundjen më të keqe, që ishte. Më thonë që duhet të bësh një analizë me mjekun sepse analizat nuk kanë dalë mirë.

Ka qenë një melanomë shumë e avancuar dhe e egër. Kam ngrirë, nuk arrija të kuptoja as se ku isha, as se çfarë po ndodhte. Në kokë të vërshojnë një mijë gjëra që nuk është frika ndaj vdekjes. Aty e kuptova që nuk ishte frika ndaj vdekjes, e para ishte për vajzën, ‘çfarë do ndodhë, kujt do t’ia lë?’, mendimi i dytë më vinte për prindërit, nuk është normale të iki fëmija para prindit.

Nuk dija si ta menaxhoja, nuk doja të bija në dëshpërim. Mjeku më tha që duhet të futesh me urgjencë në sallë operacioni. I thash jo, ‘më duhet të takoj prindërit’, por nuk u tregova asgjë. I thashë ‘do iki dhe do lë orar pas pushimeve’. Ime motër u tregoi”, tha ajo në emisionin ‘S’e luan topi’.

Ish-banorja e Big Brother Vip u shpreh më tej se sot është mirë dhe se gjatë gjthë kohës mbahet në monitorim.

“Sot mendoj që jam mirë, jam akoma në monitorim dhe do jem gjithë jetën time. U bënë fiks 5 vjet, shpresoj të bëj 10 vjet pa asnjë lloj rikthimi”, rrëfeu aktorja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura