Deputeti demokrat Flamur Noka është përplasur fizikisht në Kuvend me ish kolegun e PD, aktualisht kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, pasi ky i fundit bllokoi flotoren e Parlamentit.
Noka i kërkoi të lironte foltoren kur ky i fundit mori fjalen ne Parlament, por Agron Shehaj nuk ka pranuar te largohet. Me pas Noka e ka spostuar ate nga foltorja me force. Gjate kohes qe Noka ka tentuar te vijoje me fjalen, Agron Shehaj i ka qendruar perballe, duke i thene; “Ate qe s’e beri maxhoranca te me largonte, e bere ti?”.
Nderkohe qe replikat kane vijuar, teksa Noka iu dretjua duke i thënë: “Largohu, se je bërë klloun i Erion Veliajt këtu”.
Ndërsa, Agron Shehaj nuk ka lëvizur, por ka ironizuar demokratin, duke e filmuar me celuar. Flamur Noka iu drejtua duke thene: “Agron, m’u hiq” dhe më pas e shtyn me shpatull.
“Kur të them unë largohu, mu largo. Mbylle tani”, i tha Noka, ndër të tjera, ndërsa Shehaj hyn sërish live në rrjete sociale.
Noka i mori telefonin duar dhe ia hodhi, më pas ndërhyn Garda.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al