“Mund të çojë në infeksion truri dhe vdekje”/ Shpërthimi i fruthit në vendin tonë, apeli i mjekut: E vetmja mënyrë për shmangien e tij është vaksinimi

Jan 25, 2024 | 19:15
SHPËRNDAJE

Ditët e fundit Europa është duke u përballur me përhapjen e fruthit, ku raste të shumta janë regjistruar edhe në vendin tonë.

frushi

Mjeku pediatër Kujtim Ibrahimi në një intervistë në News24, tha se fruthi mund të shmanget përmes kryerjes së vaksinës, e cila sipas tij shpesh herë shmanget nga prindërit e fëmijëve me frikën se ajo mund të shkaktojë autizëm.

Më tej mjeku ka theksuar se fruthi mund të jetë fatal, pasi mund të sjellë komplikacione tepër të rënda që mund të shkojnë deri në infeksion truri ose vdekje dhe vaksinimi ajo është e vetmja mënyrë për shmangien e virusit dhe garantimin e shëndetit të fëmijëve.

“Ka mjaft refuzime të bërjes së vaksinës së fruthit me aludimin se ajo mund të shkaktojë autizëm, por kjo nuk është e provuar. Çdo fëmije i vaksinuar është i mbrojtur përjetë nga fruthi. Fëmijët e pavaksinuar rrezikojnë të përballen me komplikimet e fruthit, që janë tepër të rënda.

Jemi përballur me situata shumë të vështira, ka pasur infeksion të trurit që është edhe rasti më i rëndë që shkakton vdekje ose probleme të rënda neurologjike. Ky virus përhapet përmes pështymës, ajrit dhe kjo ndodh kur këta fëmijë shkojnë në vende me grumbullime njerëzish.

Të gjitha statistikat tregojnë se të sëmurët me fruth janë të pavaksinuar. Vaksina e mbron fëmijën nga këto komplikime. Që të gjithë ata që nuk kanë bërë vaksinën e fruthit duhet ta bëjnë atë”, u shpreh ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura