Motra e Armela Hasajt ka rrëfyer se si Ramazan Mataj ka përndjekur të motrën, madje duke tentuar të futej në banesën e saj.
Gjithashtu, në një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, ajo tregoi se 33-vjeçari kishte shpërndarë videot intime të tyre në fshat.
“Kam qenë në shtëpi, kur ai ka tentuar të hyjë brenda tek shtëpia e saj. Kam qenë në atë banesë, isha në katin e dytë dhe ai poshtë”, u shpreh ajo.
Ndërsa kur u pyet se si e mësoi ekzekutimin e Ramzan Matajt, shtoi se 33-vjeçari ka shqetësuar shpeshherë vëllezërit e tyre, Arjon dhe Klisman Hasaj.
“Nuk e mendova se e kanë bërë vëllezërit, por na shkoi në mendje konflikti i parë me vëllezërit që u dilte para dhe vëllai na e shprehte si shqetësim”, theksoi ajo.
Ajo u shpreh se Ramazan Mataj nuk e donte motrën e saj Armelën, në të kundërt do t’i kishte kërkuar dorën pasi e ndau nga burri i parë.
Lexoni intervistën e plotë: “Më dërgoi foto er*tike të saj, ishin tmerr për t’u parë”- Armela Hasaj zbulon makthin e përjetuar nga Ramazan Mataj, e motra rrëfen SMS-të me viktimën: I thashë ‘Hiq dorë prej saj’, por…
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al