Musiala entuziast: Nuk e di se çfarë po ndodh me gjuajtjet e mia me kokë

Nov 8, 2024 | 20:09
SHPËRNDAJE

Klubi më i titulluar në tokën gjermane, Bajern Mynih, siguroi një fitore të rëndësishme 1-0 kundër Benfikës në Champions, falë goditjes së saktë me kokë nga Xhamal Musiala.

asdsdsdsadsad

Pas ndeshjes, 21-vjeçari u mahnit me zhvillimin e tij në një “përbindëshi” me kokë: “Nuk e di se çfarë po ndodh me goditjet e mia me kokë, por dua të jem aty në momente të tilla. Vazhdoj të përpiqem të futem në pozicione të mira dhe shpresoj të shënoj gola të lehtë,” shpjegoi ai për “DAZN”. Për Musialën goli i fitores ndaj Benfikës është goli i tretë me kokë në katër ndeshjet e fundit. Arsyeja e mjaftueshme që Komiteti i Vëzhguesit Teknik të UEFA-s ta shpallë “Lojtari i ndeshjes”.

Në “UEFA.com”, Xhamal tha: “Gjithmonë dëshiroj ta kem topin, veçanërisht midis rreshtave dhe në hapësira të ngushta, për të krijuar raste për veten ose shokët e skuadrës. Këmbëngulja u shpërblye me një gol, një goditje të shkëlqyer me kokë. Ne bëmë mirë. E patëm pak të vështirë të futeshim në lojë. Të gjithë e dinim se duhej ta fitonim ndeshjen”.

Bavarezët nuk kanë pasur asnjë problem për të shënuar gola këtë sezon, por vetëm një rast e gjetën rrjetën kundër Benfikës. Kjo nuk e shqetëson Musialën, i cili theksoi se marrja e tri pikëve ishte gjëja më e rëndësishme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura