Ekspertja e mjedisit, Ermelinda Mahmutaj ka nxjerrje disa të dhëna që sipas saj tregojnë se me riciklim paguajmë më pak sesa me djegie.
E ftuar në studion e emisionit “Log.” në Panorama TV, Mahmutaj u shpreh se me incenerim do të paguajmë 3625 lekë për ton më shumë.
Ajo u shpreh se kjo është një arsye buxhetore pse duhet riciklimi dhe jo incenerimi.
“Të dhënat në Shqipëri nuk janë të sakta. Si ndikon në buxhetin tonë inceneratori i Tiranës? Pa incenerator ne paguajmë 11729 lekë për ton. Me incenerator, i cili do të kërkonte 550 ton në ditë mbetje, pra të gjithë mbetjet e prodhuara ne do paguajmë 15354 lekë për ton, pra 3625 lekë për ton më shumë me incenerim. Ja një arsye buxhetore pse na duhet riciklimi. Një e dhënë tjetër është që kjo tarifë ka filluar të paguhet nga qytetarët e Tiranës në momentin që është bërë nënshkrimi i kontratës”, tha ekspertja.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al