Në prag te duelit Gjermani-Holandë, trajneri Julian Nagelsman i ka bërë të qartë lojtarëve që aktivizohet te Bajern Mynih se pret gola nga ata, shto faktin që ndeshja do të zhvillohet në “Allianz Arena”.PRITSHMËRITË – “Ka ardhur momenti që Gnabri, Pavloviç apo Kimish të shënojnë gol për kombëtaren gjermane në Mynih. Për ata do të jetë një ndeshje pak më shumë speciale se pjesa tjetër, pasi e kanë si shtëpinë e tyre këtë stadium. Kam besim se ata do japin më të mirën”, tha Nagelsman.
DUELI – “Holanda është një kundërshtarë që pëlqen të luajë lart, çka i ngjason filozofisë tonë. Të shohim se çfarë do ndodh. Një fitore e mundshme na afron më shumë me objektivin në Ligën e Kombeve, fitoren e grupit. Ndeshja e parë në Holandë, tregoi se ata janë kockë e fortë dhe janë gati ta kthejnë ndeshjen në favorin e tyre. Kombëtare që nuk ‘vdes’ lehtë”.
PAVLOVIÇ – “Pavlo u stërvit mirë në seancën e fundit përgatitore. Të shohim nëse ai do të jetë gati nga minuta e parë apo do inkuadrohet në fushë si zëvendësues. Ka treguar gjendje të mirë fizike. Lëndimet dhe problemet shëndetësore e kanë penguar te përfaqësuesja, por besoj se ka ardhur momenti i duhur”.
PERSPEKTIVA – “E konsideroj veten me fat që kam në kontingjent edhe pse jo të gjithë aktive momentalisht si Musiala, Virc, Stiler apo Pavloviç në mesfushë. Ata në një kohë të shkurtër kanë për të shkuar shumë lart. E kanë treguar te skuadrat respektive se çfarë janë në gjendje të realizojnë. Nevojitet pak kohë dhe durim. Shpresat janë të mëdha për një brez të artë”, theksoi me nota ta larta entuziaste Juliani.
OBJEKTIVI – “Edhe pse duhet edhe dy vjet nga Kupa e Botës, objektivi madhor është të shpallemi kampion atje. E dimë se do të jetë e vështirë, por kam besim te grupi, përfundoi Julian Nagelsman.
SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al