“Ndahen materiale p*rnografike me të mitur”- Aktivisti Hazizaj: Kjo është platforma e tmerrshme që rrezikon fëmijët

Nov 20, 2024 | 22:37
SHPËRNDAJE

 

Aktivisti Altin Hazizaj, duke komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për mundësinë e mbylljes së TikTok dhe Snapchat në Shqipëri, tha se është një platformë tjetër më e rrezikshme se këto dy të parat.

altin-azizaj

Sipas tij është Telegrami. Hazizaj tha se është nëjë grup me mbi 70 mijë profile në këtë platformë që shpërndan materiale pornografike me fëmijë.

Ka një platformë që është e tmerrshme, është Telegrami. Është një grup në Telegram me 70 e ca mijë profile që ndajnë pornografi me fëmijë. Atëherë pse nuk ka dalë kryeministri për të thënë do e mbyllë?! Duhet të shihen se cilat janë ato që vënë në rrezik fëmijët. Telgrami është më i rrezikshmi”, tha ai teksa shtoi se “duhet ta rregullojmë me ligj hyrjen në këto platforma”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura