Ndarja nga jeta e ish-deputetit Gerti Bogani, Këshilli iMandateve ndërpret mbledhjen, Bardhi: Lajm tronditës dhe shumë i rëndë! Spiropali: Të prehet në paqe kolegu ynë

Sep 18, 2024 | 13:18
SHPËRNDAJE

Mbledhja e Keshillit të Mandateve dhe Imuniteteve është ndërprerë pas lajmin për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të PD-së, Gerti Bogdani.

gerti bogdani

Ndërprerja e mbledhjes u kërkua nga kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi i cili u shpreh se largimi nga jeta i Gerti Bogdanit është tronditës dhe shumë i rëndë për kolegët e tij.

“Sapo është konfirmuar se kolegu ynë, Gert Bogdani sapo ka ndërruar jetë.

Ky lajm është tronditës dhe shumë i rëndë për ne kolgët e tij në PD, besoj për kolegët e tij në Kuvendin e Shqipërisë. Kërkërjon ndërprerjen e mbledhjes”, tha Bardhi.

Ndërsa kryetarja e Këshillit të Mandateve, Elisa Spiropali shprehur ngushëllimit për ndarjen nga jeta të ish-deputetit demokrat.

“Të prehet në paqe kolegu ynë Gert Bogani. Ngushëllime nga zemra, familjes së tij u pretë në paqe”, u shpreh Spiropali.

LEXONI EDHE: Ndahet papritur nga jeta ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura