Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-deputetit të PD-së, Gerti Bogdani.
“Dhimbje e thellë për ndarjen nga jeta të kolegut tonë”, shprehet Spiropali, ndërsa i ka shprehur ngushëllimet famijarëve të tij.
Kryetarja e Kuvendit shkruan se është e tronditur nga ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit teksa shprehet “ike shumë i ri, vetëm 44-vjeç”.
“Dhimbje e thellë për ndarjen nga jeta të kolegut tonë, ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, babait, bashkëshortit, birit, Gerti Bogdani. Na trondite me ikjen tënde, Gert! Ike shumë i ri, vetëm 44 vjeç!
Ngushëllime nga zemra familjes! U prehsh në paqe! Të ndrittë shpirti🙏”, shkruan kryeparlamentarja.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al