Ndarja nga jeta e ish-sulmuesit të Juventus dhe Interit, Toto Schillac trajtohej për tumor prej disa vitesh! Ditët e fundit i kaloi në spital

Sep 18, 2024 | 11:01
SHPËRNDAJE

Toto Schillaci është ndarë nga jeta. Ish-futbollisti ka ndërruar jetë në spitalin qytetar të Palermos ku ishte shtruar.

toto

Gjendja e 59-vjeçarit, simbol i ‘netëve magjike’ të Italisë së viteve ’90, ishte rënduar gjatë orëve të fundit dhe mbrëmjen e djeshme flitej për një “përkeqësim të ndjeshëm“.

Schillaci ishte shtruar në departamentin e pneumologjisë të spitalit Civic në Sicili, që nga 7 shtatori.

Ish-sulmuesi i Juventusit dhe Interit prej disa vitesh po luftonte me kancerin e zorrës së trashë.

Schillaci, i cili e bëri Italinë të ëndërronte në Kupën e Botës 1990, u operua dy herë për shkak të tumorit.

Në një intervistë të dhënë më parë për Corriere della Sera, në lidhje me sëmundjen ai tha “Bota m’u shemb. Kalova në depresion, kisha frikë se mos vdisja”.

Karriera e Schillaci në botën e futbollit

Schillaci ka lindur dhe është rritur në futboll. Ai ka veshur edhe fanellat e Juventusit dhe Interit, para se ta mbyllte karrierën në Japoni, te Jubilo Iëata.

Ish-sulmuesi ishte ishte një nga pionierët e ardhjes së futbollistëve italianë jashtë vendit.

Në vitin 1997 Schillaci përfundoi karrierën e tij me Japoninë dhe me futbollin për t’u kthyer për të jetuar në Itali.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura