Ndarja nga jeta e kryeredaktorit të “Gazeta Panorama”, deputetja Flutura Açka: Ka lënë shenjë në median e shkruar

Jul 11, 2024 | 13:56
SHPËRNDAJE

Deputetja Flutura Açka ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Aristir Lumezit, kryeredaktorit të “Gazeta Panorama”, i cili prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Aristir Lumezi1

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik shprehet se gazetari i njohur Aristir Lumezi ka lënë shenjë në media e shkruar.

“Aristir Lumezi 🕯️📚 Padyshim në radhën e gazetarëve shqiptsrë që kanë lënë shenjê në median e shkruar, është edhe gazetari i njohur Aristir Lumezi. i cili u nda nga jeta para kohe.

Në emrin tim personal dhe në emër të Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik i përcjell ngushëllime të thella familjes, të afërmve, kolegëve të Focus Grup dhe Panorama, miqve, të njohurve dhe ndjekësve të shkrimeve dhe opinioneve të tij.

U prehtënë paqe dhe u kujtoftê gjithmonê me dashuri! 🕯️”, shkruan Flutura Açka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura