Ndarja nga jeta e Sami Repishtit, Berisha: Fjala dhe penda e tij nuk reshti kurrë së mbrojturi çështjet kombëtare! Kuvendi mban një minutë heshtje

Dec 3, 2024 | 10:37
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka nisur fjalën e tij në Kuvend, duke folur për Sami Repishtin, aktivistin amerikano-shqiptar që u nda nga jeta disa ditë më parë.

Berisha shprehur se, Profesor Sami Repishti ishte ndër më të shquarit shqiptar në diasporën dhe emigracionin tonë.

“Fjala dhe penda e tij nuk reshti kurrë së mbrojturi çështjet kombëtare dhe interesit kombëtar”, shtoi ai teksa kërkoi një minutë heshtje në respekt të figurës së tij.

Berisha: Këto ditë më parë është ndarë nga jeta një kollos i mendimit intelektual shqiptar, një avokat i pamposhtur i çështjes kombëtare, një luftëtar i paepur kundër diktaturës komuniste, një martir i gjallë që përjetoi në vitet e para të diktaturës barbaritë dhe torturat më çnjerëzore, profesor Sami Repishti.

Profesor Sami Repishti ishte ndër më të shquarit shqiptar në diasporën dhe emigracionin tonë. Fjala dhe penda e tij nuk reshti kurrë së mbrojturi çështjet kombëtare dhe interesit kombëtar.

Ai, një antikomunist i vendosur, i dëshmoi me shkrimet e tij mbarë botës, fytyrën e vërtetë të regjimit të Hitlerit të vërtetë shqiptar të pasluftës, Enver Hoxhës.

Por, dha një kontribut dhe fjala e tij u dëgjua në të gjitha instancat e shtetit amerikan për të drejtat e shqiptarëve të pushtuar në Kosovë.

Për të gjitha këto unë ftoj parlamentin ta nderojmë këtë burrë të shquar të kombit shqiptar me një minutë heshtje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura